Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Probleme me pajisjet PEI në disa qendra votimi në Vlorë, vonesa në nisjen e procesit
Procesi i votimit në Bashkinë e Vlorës ka nisur me disa probleme në disa qendra votimi, kryesisht për shkak të mosfunksionimit të pajisjeve PEI për identifikimin elektronik të zgjedhësve. Sipas raportimeve nga gazetarja e Vizion Plus, Efrosina Papa,, disa qendra kanë pasur vonesa në hapjen e procesit edhe për shkak të mungesës së anëtarëve të komisioneve në orët e para të mëngjesit. Në ato qendra ku votimi ka nisur, pjesëmarrja e qytetarëve është e ulët, për shkak të reshjeve të shiut dhe kushteve të vështira atmosferike që kanë përfshirë zonën e Vlorës që prej mëngjesit./vizionplus.tv