Nisin problemet e para të zgjedhjeve në Berat, probleme me kamerat në një qendër votimi

Nisin problemet e para të zgjedhjeve në Berat, probleme me kamerat në një qendër votimi

Tashmë kanë nisur problemet e para në Berat, aty ku mbahen sot zgjedhjet për kryebashkiakun e ri. Në një qendër votimi, përkatësisht për 3270, ka probleme me kamerat. Pavarësisht se ka startuar ora zyrtare e nisjes së procesit zgjedhor, në këtë qendër votimi kjo nuk ka ndodhur. Nga ana tjetër në një qendër tjetër votimi ka ushtruar të drejtën e tij qytetari i parë. Në Bashkinë e Beratit të drejtën e votës e kanë 82 mijë e 161 zgjedhës, të cilët do të votojnë në 116 qendra votimi. Në këtë bashki kryetari i komanduar Ervin Ceca përfaqëson PS-në ndërsa do të përballet me Pavllo Shkarpa, kandidat i pavarur.   Top Channel