Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, KQZ publikon oraret zyrtare të votimit
Qytetarët në pesë bashki të vendit votojnë të dielën për të zgjedhur kryetarët e bashkive. Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaron se procesi i votimit nis në orën 07:00, ndërsa mbyllja e tij është parashikuar ora 18:00. Zgjedhjet e pjesshme lokale zhvillohen në bashkitë Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë. Kryekomisioneri ka apeluar për të gjithë qytetarët e këtyre bashkive, që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, duke respektuar rregullat e procesit.