Moti sot, vranësira dhe reshje shiu

Moti sot, vranësira dhe reshje shiu

Vendi ynë sot do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, njofton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak. Moti parashikohet në pjesën e parë të ditës me kthjellime e alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Pas orëve të mesditës mot i vranët në pjesën më të madhe të territorit. Deri në orët e mesditës reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit. Pas orëve të mesditës reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit. Përgjatë Ultësirës Perëndimore reshjet do të jenë në periudha afatshkurtra me intensitet deri dhe të lartë. Era do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje me shpejtësi mesatare 9 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era do të fryjë me...