Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Rijetëzim i kullave në 4 qarqe të vendit, në fokus zhvillimi ekonomik, kulturor dhe turistik
Rijetëzim i kullave në 4 qarqe, një nismë për zhvillimin ekonomik, kulturor dhe turistik përmes trashëgimisë kulturore. Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit ka konceptuar sëbashku me GIZ një program për rijetëzimin e kullave- shtëpi i fokusuar në këto elementë kryesorë: Kullat si Ruajtëse të Identitetit Kulturor Kombëtar: Shtëpitë tradicionale – kullë janë një reflektim unik dhe autentik i historisë shqiptare, mënyrës së jetesës dhe arkitekturës. Rindërtimi i tyre luan një rol thelbësor në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe forcimin e identitetit kombëtar; Kullat dhe Përdorimi i Qëndrueshëm i Trashëgimisë: Duke rijetëzuar dhe përshtatur kullat për përdorim bashkëkohor (arsimi, turizmi, aktivitetet kulturore), këto struktura historike mund të transformohen nga objekte muzeale statike në elementë dinamikë dhe funksionalë të jetës së përditshme komunitare; Kullat si Mjet...