Libri francez i 1818: “Skënderbeu, bëri mrekulli të vërteta, në një teatër kaq të vogël”

Libri francez i 1818: “Skënderbeu, bëri mrekulli të vërteta, në një teatër kaq të vogël”

Në faqen n°169 të librit me titull “Beautés de l’histoire de Turquie, comprenant les faits les plus remarquables de l’histoire musulmane, depuis Mahomet, les califes, ses successeurs, et les souverains de l’empire ottoman jusqu’à nos jours”, të autorit francez, Jean-René Durdent, gjejmë një përshkrim të veçantë për Gjergj Kastriotin Skënderbeun, të cilin, Aurenc Bebja, , e sjell atë në shqip: “Skënderbeu. Rinia e tij. Nëse një luftëtar e meriton fjalën i MADH, bëhet fjalë për këtë, të paktën në sytë e cilido që nuk gjykon një princ sipas sipërfaqes së territoreve të tij. Skënderbeu, i kufizuar në një pjesë shumë të vogël territori, u rezistoi gjithmonë forcave të konsiderueshme turke. Ai ishte, me Huniad, armiku i tyre më i frikshëm. Ai nuk pësoi kurrë humbje ndaj tyre....