SHBA akuzon Iranin për komplot, del në krah të Izraelit: U tentua vrasja e ambasadores izraelite në Meksikë

SHBA akuzon Iranin për komplot, del në krah të Izraelit: U tentua vrasja e ambasadores izraelite në Meksikë

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli akuzuan Iranin se është përpjekur të vrasë ambasadorin e Izraelit në Meksikë, por Teherani e hodhi poshtë pretendimin si një “gënjeshtër të madhe”, ndërsa qeveria meksikane që tha se nuk ishte në dijeni të komplotit. Izraeli tha se autoritetet meksikane kishin ndërhyrë duke parandaluar vrasjen e ambasadores të saj, Einat Kranz-Neiger, por ministria e jashtme e Meksikës tha më vonë se nuk kishte marrë “asnjë informacion” mbi incidentin e supozuar. Pa përmendur Shtetet e Bashkuara ose Izraelin, Sekretariati i Sigurisë dhe Mbrojtjes së Qytetarëve i Meksikës, i cili mbikëqyr inteligjencën, tha se ishte i hapur për “bashkëpunim të koordinuar, gjithmonë brenda kornizës së sovranitetit kombëtar, me të gjitha agjencitë e sigurisë që e kërkojnë atë”. Kranz-Neiger, kur u pyet nga...