Mafia shqiptare mes grupeve që pastrojnë para përmes lojërave të fatit në Itali

Mafia shqiptare mes grupeve që pastrojnë para përmes lojërave të fatit në Itali

Të paktën 18 milionë italianë kanë provuar fatin me lojërat e fatit gjatë vitit të fundit, me shpresën për të ndryshuar jetën përmes videopokerëve, makinave “slot”, biletave “gërvisht e fito” apo sallave të bingos. Në Itali, numri i lojtarëve patologjikë arrin në 1.5 milionë vetë – pra 3% e popullsisë madhore – ndërsa 1.4 milionë të tjerë janë në rrezik të moderuar (2.8%). Në total, 2.9 milionë persona janë të përfshirë drejtpërdrejt në varësinë nga lojërat e fatit. Por për çdo lojtar, shtatë persona të tjerë preken — kryesisht anëtarë të familjes së tij. Në total, rreth 20.4 milionë njerëz, ose 40% e popullsisë italiane, janë të prekur indirekt.  Në një krahasim me “pirjen pasive të duhanit”, Italia ka sot katër qytetarë në dhjetë që...