Chelsea bën detyrën në shtëpi, fiton pastër ndaj vendit të fundit dhe tani rivalizon Arsenalin (video)

Chelsea bën detyrën në shtëpi, fiton pastër ndaj vendit të fundit dhe tani rivalizon Arsenalin (video)

8 Nëntor 2025 22:53 Telesport Chelsea ka fituar 3-0 ndaj Wolves në “Stamford Bridge”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në Premier League. Pavarësisht rezultatit, “Blutë” vuajtën jo pak ndaj Wolves, sidomos në pjesën e parë, një ekip që mban vendin e fundit me vetëm 2 pikë, por sot ka treguar që është një kundërshtar që nuk duhet nënvlerësuar. Pjesa e parë e takimit u mbyll pa gola. “Blutë” zhbllokuan shifrat në fillim të pjesës së dytë, ku Malo Gusto shënoi me kokë pas krosimit perfekt të Alejandro Garnacho. Në minutën e 64-të, Chelsea do të dyfishonte shifrat me Joao Pedro, pas një topi të futur në zonë nga Estevao dhe i devijuar nga kundërshtari. Pedro Neto shënon golin e tretë në minutën...