Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Njësoj si Modriç”/ Prestigjozja italiane ngre ne qiell Ramadanin: Mesfushori shqiptar dominon Serie A për kilometrat në fushë
Mesfushori i kombëtares shqiptare Ylber Ramadani vijon paraqitjet e tij fantastike në Seria A me ekipin e Lecces. Gazeta prestigjoze italiane “Gazzeta dello sport” i ka dedikuar një artikull 29-vjeçarit shqiptar i cili në bazë të statistikave është lojtari me më shumë kilometra të përshkuara në kampionatin italian të futbollit deri më tani këtë sezon. Sipas statistikave zyrtare të Serie A, Ramadani ka përshkuar në total këtë sezon 115.9 kilometra në fushë, duke u renditur i pari në listën e futbollistëve që kanë vrapuar më shumë gjatë këtij edicioni. “Shqiptari, është rikthyer në kulmin e tij me ardhjen e Eusebio Di Francescos në stol. Kilometrazhi i tij pas çdo ndeshjeje nuk është më i habitshëm teksa në 10 ndeshjet e para ka vrapuar 115.9 km”,...