Flamurtari i pamposhtur komandon Superligën e nis shkëputjen, Partizani fiton derbin me Tiranën

Flamurtari i pamposhtur komandon Superligën e nis shkëputjen, Partizani fiton derbin me Tiranën

Janë zhvilluar ndeshjet e javës së 6-të të Kampionatit Kombëtar në Basketboll për femra. Flamurtari kampion vazhdon të jetë i pamposhtur, duke korrur suksesin e pestë (vlonjatet s’kanë asnjë humbje). Në kryeqytet, ekipi i Flamurtarit mundi me lehtësi 83-44 Studentin, në një përballje pa shumë emocione. Mikeshat nga Vlora u shkëputën që në fillim, ku shkëlqeu Harvey, që realizoi 28 pikë. Në “Asllan Rusi”, Partizani triumfoi 83-76 ndaj Tiranës në derbin kryeqytetas, një ndeshje e ekuilibruar gjatë gjithë kohës. Herë udhëhiqte njëra skuadër e herë tjetra, porn ë minutat e fundit të kuqtë u shkëputën dhe fituan. Jones me 21 pikë dhe Evans me 20 pikë u dalluan për Partizanin, një dyshe që bëri diferencën në fushë. Për Tiranën u dallua Qosja me 24 pikë,...