Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Rodrygo në hall të madh, ka vetëm një ekip që interesohet për anësorin brazilian
8 Nëntor 2025 22:01 Telesport Ashtu siç edhe pritej, Rodrygo nuk është në planet e trajnerit Xabi Alonso dhe braziliani u bë kohë që nuk e nis më si titullar, por vetëm nga stoli. Paraqitjet e tij nuk është se kanë qenë të jashtëzakonshmë, gjë që mund të ndryshonte mendjen e trajnerit bask. Në këtë situatë, Rodrygo mund të ndërrojë ambient gjatë merkatos së janarit. Sipas medieve spanjolle, atkualisht ekipi i vetëm në ligat elitare që interesohet seriozisht për Rodrygo-n është Tottenham. Klubi londinez është gati të bëjë goditjen më të madhe të merkatos së janarit dhe të paguajë 90-100 milionë euro për transferimin e anësorit brazilian. Problemi është se vetë lojtari nuk është i bindur, nëse do që të vazhdojë të jetë rezervist te...