“Më arrestoni, ose do të vras gruan”, 48-vjeçari dorëzohet në polici

“Më arrestoni, ose do të vras gruan”, 48-vjeçari dorëzohet në polici

Një 48-vjeçar italian ka alarmuar policinë ndërsa ju ka kërkuar ta arrestojnë, në të kundërt do të vriste gruan. Mediat italiane raportojnë se një 48-vjeçar u shfaq mbrëmjen e kaluar në stacionin e Karabinierëve në lagjen Capodimonte të Napolit, duke kërkuar të arrestohej nga autoritetet para se të kryente një akt ekstrem. Oficeri në detyrë e lejoi të hynte dhe menjëherë njoftoi gruan, e cila për fat të mirë iu përgjigj telefonit. Gruaja e 48-vjeçarit kërcënohej vazhdimisht nga abshkëshorti, madje kishte bërë disa herë denoncime, deris a në mars të këtij viti edhe ishin divorcuar. Mediat italaine raportojnë se gruaja duhej të ndryshonte zakonet dhe orarin e punës për t’i shpëtuar përndjekjes së ish-it të saj. Ajo gjithashtu ishte detyruar të shkëpuste telefonin dhe të...