Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Vrasja në azil/ Pas vdekjes së të dyshuarit, avokatët: Mos e mbyllni dosjen hetimore
Prej muajsh prokuroria e Tiranës i ka pushuar hetimet ndaj historianit Zyhdi Shehi që ndërroi jetë në gusht 2024, pak javë mbas masakrimit të shokut të dhomës Virgjil Vesho, por avokatët e tij kërkojnë që çështja të rihapet. Në kërkesën e dorëzuar gjyqtarit paraprak avokati Alban Qafa ngre pikëpyetje mbi hetimet dhe si referencë ka akt ekspertizat e mjekësisë ligjore në trupin e 82 vjecarit gjetur i masakruar në shtëpinë e të moshuarve në kryeqytet. “Të kryhen hetimet siç duhen kaq kërkojmë”, shprehet Alban Qafa, avokat. Por prokuroria thotë se nën akuzë duhen dërguar vetëm dy infermiere të cilat dyshohet për veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës. Kurse Zyhdi Shehi konsiderohet autor i ngjarjes, por ai ndërroi jetë, raporton gazetarja e Top Channel, Anila...