Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Si shatërvan, shpërthen rrjeti i ujësjellësit në Elbasan pranë spitalit rajonal
PAMJE NGA NGJARJA ELBASAN- Gjatë pasdites në qytetin e Elbasanit pranë rrethrrotullimit të spitalit rajonal ka shpërthyer një pjesë e rrjetit të ri të ujësjellësit. Nga pamjet e siguruara nga vendngjarja, vihet re prurja e madhe e ujit e cila ka dalë në sipërfaqe me presion të lartë, duke krijuar një pamje që ngjante me një shatërvan në mes të rrugës. Ngjarja ka shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe kalimtarëve, ndërsa punonjësit e ujësjellësit kanë mbërritur në vend për të ndërhyrë dhe për të riparuar defektin. Shpërthimi dyshohet të jetë shkaktuar nga një problem teknik në linjën e re të ujësjellësit që po vihet në funksion në këtë zonë. Pritet që defekti të ndikojë përkohësisht në furnizimin me ujë të një pjese të qytetit./ZËRI