Zgjedhjet, nis shpërndarja e bazës materiale në Vlorë

Zgjedhjet, nis shpërndarja e bazës materiale në Vlorë

Këtë të shtunë ka nisur shpërndarja e bazës materiale në KZAZ nr. 84 të Bashkisë së Vlorës. Kryetari i kësaj KZAZ-je, Romarjo Meminaj, ka njoftuar se procesi deri më tamni po zhvillohet normalisht dhe pa probleme. Sipas tij, të gjitha qendrat e votimit janë tashmë gati për të marrë bazën materiale. Në këtë KZAZ janë gjithsej 68 qendra votimi. Zgjedhjet e pjesshme do të mbahen nesër në 5 bashki të vendit, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë.