Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Urime Ramës për 8 Nëntorin”, deputeti demokrat thumbon PS-në: Idealet nuk paskan vdekur kurrë
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar me tone ironike në rrjetet sociale në lidhje me 8 Nëntorin, ditën e themelimit të Partisë Komuniste Shqiptare, pararendëses së Partisë Socialiste. Në një postim të shkurtër, Gjekmarkaj i ka uruar kryeministrit Edi Rama ‘përvjetorin’ e partisë që sipas tij, mbetet frymëzimi ideologjik i së majtës në pushtet. ‘Urime Edi Ramës për 84-vjetorin e Partisë së tij! Idealet e 8 Nëntorit nuk paskan vdekur kurrë!’, shkruan Gjekmarkaj, duke ironizuar lidhjen historike mes PS-së së sotme dhe Partisë Komuniste të Shqipërisë, e themeluar më 8 nëntor 1941.