Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
“Rama më dërgoi një mesazh”/ Kryemadhi rrëfen çfarë i kërkoi kryeministri para disa vitesh
Ish-kryetarja e PL, Monika Kryemadhi, rrëfeu një episod nga një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara disa vite më parë. Gjatë një interviste në emisionin “Kjo Javë” në News24, ajo tha se kishte marrë një mesazh nga kryeministri Edi Rama, i cili i kërkonte të mos merrte pjesë në një takim të planifikuar me përfaqësues të Departamentit Amerikan të Shtetit, në një periudhë kur debatet për emërimet në Gjykatën Kushtetuese ishin në kulmin e tyre. Sipas Kryemadhit, debati atëkohë kishte të bënte me emërimin e anëtares së GJK, Marsida Xhaferllari, ose të një kandidate tjetër që ishte betuar para noteres, pasi Presidenti i atëhershëm, Ilir Meta, refuzonte të pranonte kandidaturën. “Të mos harrojmë çështjen e Gjykatës Kushtetuese, të noteres tek Lana, presioni që do t’i bëhej...