Arti italian në zi, ndahet nga jeta dirigjenti Peppe Vessicchio

Arti italian në zi, ndahet nga jeta dirigjenti Peppe Vessicchio

Është ndarë nga jeta në moshën 69-vjeçare, dirigjenti i njohur italian, Maestro Peppe Vessicchio. Ai ndërroi jetë në spitalin San Camillo në Romë, ku ishte shtruar për shkak të një komplikacioni të papritur. Si dirigjent orkestre, kompozitor, arranzhues dhe figurë e dashur televizive për publikun italian, Vessicchio ishte një legjendë e vërtetë e Festivalit të Sanremos dhe e muzikës italiane. Ikonë e dallueshme, ai arriti të fitojë zemrat e brezave të ndryshëm falë një kombinimi të aftësive profesionale dhe karizmës që shtrihej përtej notave muzikore. “Maestro Giuseppe Vessicchio ndërroi jetë sot në reanimacionin e A.O. San Camillo Forlanini për shkak të një pneumonie intersticiale që u përkeqësua shpejt. Familja kërkon privatësi. Funerali do të zhvillohen në formë strikt private,” njofton buletini zyrtar i spitalit. I...