Parandalohet një rast i gjuetisë së paligjshme në Shkodër, kapen 3 armë gjahu, municion dhe radio…

Parandalohet një rast i gjuetisë së paligjshme në Shkodër, kapen 3 armë gjahu, municion dhe radio…

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të gjuetisë, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme në terren, kanë parandaluar një rast të kësaj veprimtarie. Në fshatin Domen, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 2 shtetas duke udhëtuar me një automjet tip “Mitsubishi”, në të cilin, gjatë kontrollit, gjetën 3 armë gjahu me leje, municion luftarak, dy radio marrës–dhënës dhe një xhup me mbishkrimin “Policia”, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për...