Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Cërriku gati për zgjedhjet e parakohshme/ Vonesa në procesin e shpërndarjes së materialeve zgjedhore, shkak PD
foto ilustruese CËRRIK- Pas Bashkisë së Vlorës, vijon puna për përgatitjen e zgjedhjeve në bashkinë Cërrik. Në këtë bashki janë ngritur gjithsej 57 qendra votimit, ku 38.740 qytetarë do të kenë mundësinë të votojnë për kryebashkiakun e ri. Kryetari i KZAZ nr. 47, Krenar Karaj u shpreh për mediat se ka pasur vonese dhe se ende nuk është mbyllur procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore. Sipas Karajt, dorëzimi i vonuar i listave të komisionerëve nga Partia Demokratike ka shkaktuar vonesa, por thekson se deri më tani procesi po zhvillohet në mënyrë të qetë. “Vonesa ka ardhur pasi subjekti politik PD, mbështetës i kandidatit të pavarur Amarildo Hoxha, ka dorëzuar listat e komisionerëve me vonesë, duke penguar ritmin e shpërndarjes së materialeve zgjedhore. Megjithatë, jemi duke...