Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Balotazh në Kosovë/ Të dielën votohet në 18 komuna, gara më e fortë për Prishtinën dhe Prizrenin
Ditën e diel qytetarët e Kosovës votojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve vendore. Mbi 1 milion e 300 mijë qytetarë më të drejtë vote zgjedhin kryetarët e 18 komunave, në të cilat kryetari nuk u zgjodh në raundin e parë në 12 tetor. Prishtina, Prizreni, Gjakova, Gjilani, Dragashi, Kaçaniku, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Obiliqi, Rahoveci, Peja, Suhareka, Vitia, Vushtria, Juniku dhe Mamushi e Kllokoti, janë komunat që shkojnë sërish në zgjedhje. Në raundin e parë Partia Demokratike e Kosovës fitoi 3 komuna (Skënderaj, Ferizaj dhe Hani i Elezit) dhe kryeson në 4 komuna që shkojnë në balotazh: Prizren, Kaçanik, Vushtrri dhe Mitrovicë e Jugut. Lidhja Demokratike e Kosovës fitoi 2 komuna (Istog dhe Lipjan) por kryeson në 6 nga 9 komuna të tjera...