Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Prezantohet autokolona e parë autonome ushtarake e Evropës
Autokolona e parë autonome ushtarake e Evropës përfundoi së fundmi demonstrimin e saj përfundimtar në Spanjë. Projekti i financuar nga Bashkimi Evropian demonstroi një flotë automjetesh tokësore autonome që kryenin logjistikë të koordinuar, mbështetur nga një sistem navigimi që përdor inteligjencën artificiale. Projekti quhet ”Convoy Operations with Manned-unManneD Systems” ose konsorciumi “COMMANDS, dhe koordinohet nga kompania spanjolle e aeronautikës dhe mbrojtjes ”Sener”. Ai u prodhua nga një grup prej 21 partnerësh evropianë dhe u financua me një investim prej 24,8 milionë euro nga “Fondi Evropian i Mbrojtjes”. Grupi “COMMANDS” thotë se koordinon sistemet e pilotuara dhe jo-pilotuara në tokë dhe ajër, dhe përmirëson mënyrën se si automjetet ushtarake operojnë në mjedise “jo të strukturuara” dhe me sinjale satelitore të dobëta ose të degraduara. Njësitë në...