Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
PSG nuk do ta ketë të lehtë këtë sezon, Marseille fiton bindshëm dhe merr kreun (video)
8 Nëntor 2025 18:55 Telesport Ndryshe nga sezonet e tjera, ku PSG shkëputej që në javët e para të kampionatit dhe siguronte titullin shumë shpejt, këtë vit gara në Ligue 1 për titullin duket se do të jetë një betejë e fortë të paktën mes Olimpique Marseille dhe sigurisht favoritit kryesor, që janë parizienët. Marseille fitoi sot 3-0 ndaj Brest. Angel Gomes zhbllokoi shifrat në minutën e 25-të, me një gol të bukur nga goditja e dënimit, duke përfituar dhe nga një mos kontroll i mirë i topit nga portieri mik. Mason Greenwood dyfishoi shifrat në minutën e 31-të, anglezi shënoi nga penalltia, pas një faulli brenda në zonë ndaj Paixao. Pierre-Emerick Aubameyang vulosi fitoren 3-0 me golin e tij në minutën e 81-të, pas...