Vllaznia rikthehet te fitorja dhe vendi i parë, Dinamo bie në Shkodër

Vllaznia rikthehet te fitorja dhe vendi i parë, Dinamo bie në Shkodër

Vllaznia ka fituar 1-0 ndaj Dinamos në sfidën e luajtur në “Loro Boriçi”, e vlefshme për javën e 11-të të Abissnet Superiore. Shkodranët gjetën golin në minutën e 13-të, pas një aksioni të bukur të Lirim Kastratit dhe në fund pas një topi të devijuar, Bekim Balaj e dërgon atë në rrjetë. Në minutën e 26-të, Dinamo i afrohet goli, por goditja me kokë e Ferrera përfundon ngjitur me shtyllën. Në minutën e 34-të, pas një kundërsulmi të shpejtë, Beranrd Berisha gjen golin, por anullohet për pozicion jashtë loje. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për shkodranët. Dinamo e nis vrullshëm pjesën e dytë, por Guindo gabon në momentin e fundit. Në minutën e 62-të, Bregu dërgon topin në rrjetë pas pasimit të Lorenco Vilës, por...