Burgu nëntokësor i Izraelit/ “Dhunë, izolim total dhe mungesë ushqimi”, palestinezët rrëfejnë tmerrin e përjetuar

Burgu nëntokësor i Izraelit/ “Dhunë, izolim total dhe mungesë ushqimi”, palestinezët rrëfejnë tmerrin e përjetuar

Izraeli po mban dhjetëra palestinezë nga Gaza në burgun nëntokësor Rakefet, një strukturë pa dritë natyrale, ku të burgosurit përballen me mungesë ushqimi, izolim total dhe keqtrajtime të rënda. Raportimet vijnë nga avokatët e Komitetit Publik Kundër Torturës në Izrael (PCATI). Mes të ndaluarve janë një infermier 34-vjeçar dhe një 18-vjeçar, të mbajtur për muaj të tërë pa akuza apo gjyq. Ata rrëfejnë se janë dhunuar, torturuar, kanë pasur mungesë ajri dhe ushqimi. Burgu Rakefet, i hapur fillimisht në vitet ’80 për kriminelë të rrezikshëm dhe më pas i mbyllur si “çnjerëzor”, u riaktivizua në vitin 2023 me urdhër të ministrit të ekstremit të djathtë Itamar Ben-Gvir pas sulmeve të 7 tetorit. Sot, aty mbahen rreth 100 të burgosur, ndonëse kapaciteti fillestar ishte vetëm për...