Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Ndahet nga jeta Peppe Vessicchio, dirigjenti legjendar i Sanremos
Giuseppe Vessicchio ITALI- Një nga figurat më të dashura të muzikës italiane, dirigjenti dhe kompozitori Peppe Vessicchio, është ndarë nga jeta në moshën 69-vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga spitali San Camillo në Romë, ku artisti ishte shtruar pas një komplikacioni të rëndë në mushkëri. Në njoftimin zyrtar të spitalit thuhet se familja ka kërkuar që të respektohet ceremonia mortore, e cila do të zhvillohet në privatësi të plotë. Peppe Vessicchio, emri i plotë i të cilit është Giuseppe Vessicchio, u lind në Napoli më 17 mars 1956 dhe u bë një prej figurave më ikonike të Festivalit të Sanremos, ku për tri dekada ka qenë dirigjent dhe orkestrues i dhjetëra artistëve të njohur. Gjatë karrierës së tij ai ka fituar katër herë Sanremon si dirigjent: -në...