Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Stuhi breshëri në Gramsh, Librazhd dhe Prrenjas
Kronikë E Shtunë, 8 Nëntor 2025 17:28 Moti i keq ka përfshirë disa zona të qarkut të Elbasanit, duke sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave, reshje të dendura shiu, breshër dhe erëra të forta. Gjatë natës së kaluar dhe orëve të paradites së së shtunës, në disa zona malore, veçanërisht në bashkinë e Gramshit, janë regjistruar stuhi të forta lokale të shoqëruara me rënie të pazakontë breshëri. Fenomeni është vërejtur gjithashtu edhe në disa fshatra malorë të bashkive Librazhd dhe Prrenjas, ku reshjet e breshërit kanë qenë të dendura, por me kohëzgjatje të shkurtër.