Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Shuhet Giuseppe Vessiccio! Legjenda e muzikës italiane që drejtoi orkestrën e Sanremos për 30 vjet
Shuhet Giuseppe Vessiccio! Legjenda e muzikës italiane. Maestro Giuseppe Vessicchio, kompozitori, dirigjenti, orkestruesi dhe producenti muzikor i njohur italian ka ndërruar jetë sot në Romë, një lajm shumë i hidhur ky për muzikën italiane dhe atë botërore. Lajmi është bërë i ditur nga spitali San Camillo Forlanini, ku ai ishte shtruar në reanimacion për shkak të një pneumonie intersticiale që u përkeqësua me shpejtësi. Spitali bëri të ditur se Vessicchio kishte pasur “komplikacione të rënda”, ndërsa familja kërkon respektim të privatësisë në mërnyrë që ai të varroset me të gjithë nderimet që i takojnë. Ceremonia mortore do të zhvillohet në rreth të ngushtë familjar. Kompozitor, dirigjent dhe orkestrues ndër më të dashurit dhe më të njohurit në skenën italiane, i njohur për ndjeshmërinë e tij...