Sfidat e NATO-s/ Mbrojtja 103 mln € për anije luftarake, 13.5 mln € për 2 avionë zjarrfikës! Dronët marrin 14.2 mln €

Sfidat e NATO-s/ Mbrojtja 103 mln € për anije luftarake, 13.5 mln € për 2 avionë zjarrfikës! Dronët marrin 14.2 mln €

Me një projektbuxhet 100 milionë euro më shumë se viti që po lëmë pas, vëmendja për Ministrinë e Mbrojtjes, ndikuar nga 5%-shi i imponuar nga NATO, duket se është në nivelet e saj më të larta historike. Situatat destabilizuese globale dhe frontet e luftës më afër se kurrë, detyrojnë edhe Shqipërinë të nisë planifikimin e armatosjes. Me këtë ide, Shqipëria planifikon që mes viteve 2028-2030 të investojë 10 miliardë lekë, ose rreth 103 milionë euro për blerjen e një anije patrulluese luftarake. Planifikimi është që 20% e vlerës, 2 miliardë lekë të paguhen në 2028-ën, ndërsa pjesa tjetër të paguhet më vonë. Ky investim tregon seriozitetin që Shqipëria ka marrë për sigurinë e mbrojtjes për vitet në vijim. Mbetet e paqartë nëse anija do të...