Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Trup i djegur në bagazhin e makinës, policia greke dyshon për zhdukjen e një punëtori shqiptar
Policia greke po heton mbi rastet e zhdukjeve të ndodhura ditët e fundit në Athinë, për të hedhur dritë mbi identitetin e personit të gjetur dje të lidhur e të djegur në pjesën e pasme të një automjeti në Skourta të Viotias pranë Athinës. Edhe pse numri i personave të zhdukur 5 ditët e fundit në Athinë është 14, policia po përqendrohet te një shqiptar, punëtor ndërtimi e pa precedentë penalë. Ai rezulton i zhdukur rreth katër ditë më parë. Ai jetonte në Evia dhe ditën e zhdukjes së tij po shkonte në Vilia. Fillimisht ai u nis nga Evia me një të njohur, bëri një ndalesë në një zonë të ishullit ku la mikun e tij dhe më pas vazhdoi rrugën vetëm në makinën...