Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Elbasani nën ujë! Shirat e rrëmbyer paralizojnë qarkullimin në qytet
Vendi ynë këtë të shtunë u përballë me rreshje të dendura shiu në të gjithë territorin. Situata u paraqit disi më problematike në qytetin e Elbasanit. Nga pamjet e siguruara nga gazetarët e ABC News, shihen rrugët e qytetit të përmbytura dhe vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Sipas sinoptikanëve, moti i paqëndrueshëm do të vijojë edhe ditën e nesërme.