Nesër zgjedhjet lokale në Kosovë/ Votohet në 18 komuna

Nesër zgjedhjet lokale në Kosovë/ Votohet në 18 komuna

Të dielën e 9 nëntorit qytetarët e Kosovës do të rikthehen në qendrat e votimit për të përcaktuar kryetarët e 18 komunave. Në zgjedhjet e 12 tetorit 18 komuna të Kosovës kaluan në balotazh, ndërsa në 20 komuna u zgjodhën kryetarët. Dy komunat kryesore ku do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve janë Prishtina dhe Prizreni, me kryeqytetin e Kosovës që mbetet arena kryesore. Balotazhi në Prishtinë zhvillohet mes Hajrulla Çekut nga LVV dhe Përparim Ramës të LDK-së. Komunat që kaluan në balotazh dhe do të zhvillohen zgjedhje ditën e nesërme janë: Prishtina, Prizreni, Peja, Juniku, Dragashi, Gjakova, Kaçaniku, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Rahoveci, Suhareka, Gjilani, Vitia, Vushtrria, Obiliqi, Klina, Mamusha dhe Kllokoti.