“Film i vjetër”, Beqiri: Çdo protestë e Berishës është për t’i shpëtuar akuzave të 21 Janarit

“Film i vjetër”, Beqiri: Çdo protestë e Berishës është për t’i shpëtuar akuzave të 21 Janarit

Avokati Idajet Beqiri ka deklaruar në një emision televiziv tha se protestat e thirrura nga ana e kryedemokratit Sali Berisha bëhen që ai t’i shpëtojë 21-Janarit. “Tani çfarë do bëjnë protestat. Protestat do bëjnë atë që bëjnë gjithmonë. Është një film që e kemi parë, muaj për muaj, vit për vit. Kaq vjet me radhë e kemi parë dhe çfarë pamë nga protestat dhe pamë atë që u katandis kokoshi një thelë. Pse? Sepse ata që votojnë nuk vijnë protestë sepse e dinë që protesta është e Saliut. Protesta është e nongratës, protesta është për t’i shpëtuar 21 janarit Saliu”, tha Beqiri. Ai vuri në dukje se Berisha i përdor protestat si instrument për t’i bërë presion drejtësisë dhe konkretisht SPAK-ut.