Ish ushtarak dhe i dënuar, kush është taksisti që u kap me armë dhe drogë sot (Foto)

Ish ushtarak dhe i dënuar, kush është taksisti që u kap me armë dhe drogë sot (Foto)

Policia e Tiranës ditën e sotme ka arrestuar një 46-vjeçar, ish-ushtarak,pasi dyshohet se furnizonte grupe kriminale me armë zjarri. Altin Celami, banues në Tiranë, u ndalua në Rrugën e Dibrës teksa qarkullonte me taksinë e tij të verdhë, që sipas hetimeve e përdorte për të shmangur kontrollet policore. Gjatë kontrollit të automjetit dhe banesës, policia sekuestruar 4 armë pistoletë, municion luftarak, lëndë narkotike kokainë dhe pjesë të ndryshme armësh, të cilat dyshohet se do t’u shiteshin grupeve kriminale. Burimet nga hetimet bëjnë me dije se Celami kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu dhe ishte arrestuar më parë, në tetor 2022, për të njëjtën vepër penale. Ai shërbente në repartin e Pezë Helmës në Tiranë, nga ku u përjashtua pas arrestimit të parë.