Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Sulm me thikë në qendër të Birminghamit, gruaja goditet në qafë, arrestohet autori
Një grua ndodhët në gjendje kritike për jetën, pasi u sulmua me thikë në qafë në qendër të qytetit të Birminghamit, në Angli. The Guardian raporton se policia e West Midlands mbërriti në Smallbrook Queensway në qendër të qytetit të Birmingham mbrëmjen e ditës së djeshme pas raportimeve për një sulm me thikë në qendër të qytetit. Viktima e sulmit, një grua rreth të 30-ave mori plagë serioze në qafë dhe ndodhet në spital. Ndërkohë policia arrestoi autorin afër vendit të ngjarjes dhe tashmë ai është në paraburgim. “Ne besojmë se ky ishte një sulm i paprovokuar dhe po punojmë për të kuptuar pse ndodhi. Do të kemi oficerë në zonë sot për të vazhduar hetimin tonë dhe për të ofruar siguri”, tha Inspektori i...