VIDEO/ Zbulohet në kufirin shqiptaro-grek rrjeta e merimangave më e madhe në botë

VIDEO/ Zbulohet në kufirin shqiptaro-grek rrjeta e merimangave më e madhe në botë

Një studiues nga Republika Çeke ka zbuluar atë që me sa duket është rrjeta më e madhe e merimangave në botë, brenda një shpelle në kufirin shqiptaro-grek. Kolonia “e jashtëzakonshme” përbëhet nga një rrjetë kolosale në një zonë gjithmonë të errët të shpellës, sipas një studimi të botuar më 17 tetor në revistën Subterranean Biology. Rrjeta ka një sipërfaqe prej 106 metra katrorësh përgjatë murit të një kalimi të ngushtë pranë hyrjes së shpellës. Është një mozaik i mijëra rrjetave individuale, në formë hinke, siç konstatuan studiuesit. Kjo është prova e parë e sjelljes koloniale të merimangave të zakonshme dhe ka të ngjarë të jetë më e madhja në botë, tha autori kryesor i studimit István Urák, një profesor i asociuar i biologjisë në Universitetin...