Mërtiri/ Problemet e brendshme në PD e bëjnë Berishën të thërrasë protesta

Mërtiri/ Problemet e brendshme në PD e bëjnë Berishën të thërrasë protesta

Analisti Ergys Mërtiri ka deklaruar se protestat e parlajmëruara nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha janë thirrur në mënyrë që Berisha të heqë përgjegjësinë nga humbja e zgjedhjeve të fundit. Mërtiri renditi disa arsye që Berisha ka bërë thirrje për protesta ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Midis tyre ai specifikoi se vetë Berisha nuk ka bërë një analizë mbi humbjen e zgjedhjeve më 11 maj. “Berisha është i detyruar të bëjë protesta për disa arsye. Është i detyruar të bëjë protesta pasi ka një humbje të thellë në 11 maj për të cilën akoma nuk ka bërë asnjë analizë, nuk ka dhënë asnjë shpjegim, nuk ka reaguar. Dhe nuk ka protestuar akoma. Ai sulmoi Lulzim Bashën pasi e largoi kur ai nisi foltoren...