P. Diddy përjeton një tjetër skandal në burg: Kapet mat duke konsumuar alkool!

P. Diddy përjeton një tjetër skandal në burg: Kapet mat duke konsumuar alkool!

Reperi i njohur Sean “Diddy” Combs është përfshirë në një skandal të ri pasi dyshohet se është kapur duke konsumuar alkool të improvizuar në burg, pavarësisht premtimit të tij se ka lënë pirjen e alkoolit për herë të parë pas 25 vitesh. Combs, 56 vjeç, është i burgosur në FCI Fort Dix, ku po shërben një dënim prej katër vjetësh për akuza të lidhura me prostitucionin. Sipas burimeve për TMZ, Combs është kapur duke konsumuar alkool të përgatitur në kushte shtëpiake. Alkooli ishte bërë duke përzier sheqer, Fanta dhe mollë, të cilat fermentoheshin për dy javë, duke rezultuar në një pije alkoolike. Kjo ka shkaktuar përplasje me autoritetet e burgut. Kur është pyetur për këto akuza, një zyrtar i burgut ka deklaruar se nuk kishte...