Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Plagosi me armë një person, ekstradohet nga Britania pas 7 vitesh nipi i ish-deputetit të njohur
Mikel Hoxha, 33 vjeç, nipi i ish-deputetit të PDIU-së, Dritan Bici, është ekstraduar nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shqipërisë, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar. Ai ishte dënuar më 13 dhjetor 2021 nga Gjykata e Apelit Durrës me 5 vjet burg për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Ngjarja që çoi në dënimin e tij ndodhi më 6 qershor 2018 në qytetin e Gramshit, ku Hoxha plagosi me armë zjarri shtetasin Admir Haruni, përpara komisariatit të policisë. Plagosja ndodhi pas një debati të çastit dhe i shkaktoi viktimës lëndime serioze. Ekstradimi u krye falë bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Manchester. Hoxha pritet të vuajë dënimin e tij në Shqipëri.