Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Rama premton ndryshime në shëndetësi: 15 milion euro ekstra nga buxheti për pacientët me kancer
Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të shtunë një lajm në lidhje me sëmundjen e kancer, duke thënë se do të jenë 15 milion euro ekstra në buxhetin e shtetit në shërbim të pacientëve të Onkologjikut. “Duke u ndalur te lufta me kancerin dhe nevoja për barnat e shtrenjta që kërkon kjo luftë. Për herë të parë hapim një linjë financimi nga buxheti i shtetit vetëm për këtë nevojë jetike, duke futur 15 milion euro ekstra në shërbim të pacientëve të Onkologjikut. Shërbimi i rikonstruksionit të gjirit për gratë dhe vajzat që kalojnë kancerin do të jepet i plotë dhe falas,” tha ai. Rama tha se Ministrja e Shëndetësisë është shpallur ndër 100 gratë më influente në mjekësinë botërore për çështje në kancer dhe do...