Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Deklaratat për Gonzaton, të Hënën mblidhet ‘Etika’/ PS kërkon përjashtimin e Berishës deri në 2 muaj
Sekretariati i Etikës do të vendosë të hënën për përjashtimin deri në 60 ditë të Sali Berishës nga Kuvendi, ‘ndëshkimi’ i parë për kreun e demokratëve që nga nisja e punimeve të Kuvendit në shtator. Socialistët kërkuan zyrtarisht të premten, me firmë të 12 deputetëve, ndëshkimin e kreut të PD-së me përjashtim nga jeta parlamentare, pas deklaratës me nota ofenduese të bërë në drejtim të ambasadorit të BE në vendin tonë Silvio Gonzato, pasi ky i fundit kishte bërë thirrje të votohej si pjesë e përafrimit me legjislacionin e BE, ligji për Barazinë Gjinore. Kjo deklaratë u dënua edhe nga zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian, nga Marta Kos te reagimi i Komisionit Europian ndërsa solli edhe reagimin e kryeministrit Edi Rama që përmes një...