Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Rritet punësimi i të huajve në Shqipëri, mbi 1500 persona u regjistruan me kontrata të rregullta vetëm vitin e kaluar
Emigrimi dhe plakja e popullsisë po bëjnë që bizneset në vend t’i hedhin gjithnjë e më shumë sytë nga vendet aziatike dhe afrikane për të importuar fuqi punëtore. Me mbarimin e sezonit turistik, tashmë duket se të huajt që vijnë, punësohen më shumë në sektorë që kërkojnë fuqi fizike. “Ndryshimi i sektorit të punës ndihet menjëherë pas sezonit të verës, për shkak se gjatë sezonit thuajse të gjitha bizneset që interesohen për punonjës janë kryesisht për punonjës sezonalë dhe janë pjesë e sektorit të turizmit. Pas shtatorit fillon kërkesa nga bizneset që janë të fokusuara te industria e rëndë, ku përfshihen biznese që kanë të bëjnë me infrastrukturën, fasoneritë, bujqësinë dhe blegtorinë. Këto të fundit vijnë si pasojë e sezonit të prodhimit,” shprehet Arlind Kurti,...