Organizonte lojëra fati në lokalin e tij, arrestohet pronari i biznesit në Korçë

Organizonte lojëra fati në lokalin e tij, arrestohet pronari i biznesit në Korçë

Policia e Korçës këtë të shtunë në lagjen nr. 16, ka arrestuar një person 25-vjeç, pasi ky i fundit e kishte kthyer lokalin e tij në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Sipas raportimeve, është vënë në pranga shtetasi E. J., 25 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra fati”. Në vijim të hetimeve, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale pajisjet që shërbejnë për vendosjen e lojërave të fatit, disa bileta dhe një shumë lekësh e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.