Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Nën hetim nga SPAK/ Fatmir Bektashi merr leje ndërtimi në Farkë me firmën e Ramës dhe Ballukut
Biznesmeni kontrovers Fatmir Bektashi, me dy dosje në Prokurorinë e Posaçme, një që lidhet me ish-kompleksin Partizani dhe tjetra me dosjen e kryebashkiakut të Tiranës, vijon të marrë leje për komplekse të mëdha ndërtimi. Pasi betonoi zonën pranë burgut të gravë, duke ndërtuar 50 pallate pa bërë asnjë park të mirëfilltë për fëmijët, apo pa bërë çerdhe, kopësht apo shkollë, pa përmendur edhe rrugët për të hyrë dhe dalë, ai i ka vënë “syrin” zonës së preferuar të Farkës. Disa kohë më parë, ai mori leje nga Bashkia e Tiranës për kompleksin “Aba”, duke ndërtuar disa godina nga 3 e 4 katë në një sipërfaqe të madhe ndërtimi. Dhe, pa përfunduar ende projektin në fjalë, Bektashi ka marrë një leje të dytë nga Këshilli Kombëtar...