Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
(EMRI)Identifikohet personi i pajetë i gjetur pranë linjës hekurudhore në Peqin
Është identifikuar personi i pajetë që u gjet mesditën e sotme në afërsi të linjës hekurudhore që lidh qytetin e Peqinit me Elbasanin. Burime zyrtare bëjnë me dije se viktima është identifikuar si shtetasi Bujar Mezini, 67 vjeç. Nga të dhënat paraprake dyshohet se Mezini ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, pasi pak kohë më parë kishte pësuar hemorragji cerebrale, çka mund të ketë ndikuar në gjendjen e tij shëndetësore. Trupi i të ndjerit është dërguar për ekzaminime mjeko–ligjore, ndërsa policia vijon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.