Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
VIDEO/ Stuhi e fuqishme në Gramsh, dëme në bujqësi
Një stuhi e fuqishme e shoqëruar me reshje të dendura shiu dhe breshëri ka përfshirë pasditen e sotme rrethin e Gramshit dhe si pasojë ka sjellë dëme në bujqësi. Brenda pak minutash, rrugët dhe oborret janë mbuluar nga një shtresë e dendur breshëri duke bërë që sasia breshrit dhe kohëzgjatja e stuhisë të sjellë dëme në bujqësi dhe sidomos në vreshtari. Sipas pamjeve të publikuara, kokrrat e breshërit kanë qenë me përmasa të mëdha, duke shkaktuar shqetësim te banorët e zonës.