Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Plisi, qeleshja apo qylafi, ekspozita e artistit Karaj në Galerinë e Arteve i paraqit ato në të gjitha format
Plisi ose qeleshja është një simbol i identitetit kombëtar, të cilin shqiptarët e kanë ruajtur me krenari ndër shekuj. Kjo kësulë e bardhë, që shpreh nderin, trimërinë dhe qëndresën e shqiptarëve, frymëzoi artistin Eduart Karaj për ekspozitën “Plisi në histori”, ku piktura dhe skulptura bashkohen në një dialog të vetëm.Në ekspozitën e çelur në Galerinë e Artit Tiranë, qylafi paraqitet në të gjitha format e tij, duke prezantuar Shqipërinë e Veriut, Jugut dhe Shqipërinë e Mesme.Eduart Karaj, piktor dhe skulptor shprehet i impresionuar: Më ka intriguar forma e plisit, ajo bardhësia apo fakti se duket si gjysmë vezë, që lidhet me ripërtëritjen e jetës. Qeleshja që qëndron në kokën e personazheve të Karajt, mishëron historinë e të parëve tanë dhe qyteteve që përfaqësojnë trashëgiminë tonë...