Lili Sula: Qeveria varfëron arsimin dhe pasuron oligarkët, buxheti 2026 e zhyt më thellë në krizë dijen dhe rininë shqiptare

Lili Sula: Qeveria varfëron arsimin dhe pasuron oligarkët, buxheti 2026 e zhyt më thellë në krizë dijen dhe rininë shqiptare

Lili Sula, Drejtuese e Departamentit të Arsimit në Partinë Demokratike, në një deklaratë për media kritikon ashpër buxhetin e propozuar nga qeveria për arsimin dhe shkencën, duke theksuar se ai reflekton një mungesë prioriteti për arsimin parauniversitar, arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor. Sula akuzon qeverinë se financon oligarkët dhe koncesionet, ndërkohë që arsimi dhe edukimi mbeten sektore të nënfinancuara, duke u larguar nga standardet e vendeve të BE dhe nevojat e sistemit arsimor shqiptar. DEKLARATA E DREJTUESES SË DEPARTAMENTIT TË ARSIMIT NË PD, LILI SULA Buxheti për arsimin dhe shkencën, që u paraqit nga qeveria, tregon atë ç’ka ka njoftuar Partia Demokratike disa herë, se arsimi parauniversitar, arsimi i lartë dhe kërkimi shkencor, nuk konsiderohen prioritete të zhvillimit të vendit. Ndërmjet financimit të arsimit...