Ylli Manjani: I rrofshin 83 mandate PS dhe Ramës, se nuk arrijnë të shpenzojnë as paratë e buxhetit nga frika e SPAK

Ylli Manjani: I rrofshin 83 mandate PS dhe Ramës, se nuk arrijnë të shpenzojnë as paratë e buxhetit nga frika e SPAK

Ylli Manjani shkruan se socialistët nuk arrijnë dot të shpenzojnë paratë e buxhetit, pavarësisht se iu tepërojnë, për shkak të frikës nga SPAK. “Qeveria këtë vit ka patur para por nuk i ka shpenzuar. Madje nuk ka paguar as detyrimet e kontratave publike në fuqi. Kjo ka rritur borxhin publik ndërkohë që paratë flenë në llogaritë e thesarit të shtetit. E thënë shkurt qeveria nuk ka menaxhuar hiç mirë paranë publike dhe shërbimet e investimet publike. Ndërkohë që nevoja për shërbime e infrastrukturë është e madhe. Në gjykimin tim një rol të pazëvendësueshëm kanë luajtur këtu edhe “heronjt e kalamajve të Yurit”, SPAK-u pra. Me sjelljen e tyre përgjo, procedo e fut në burg pastaj të gjejmë se çke bërë, kanë arritur me shumë “sukses”...